Mbështetje për AKUK - Detyra 1 e Projektit

1. Asistence për AKUK

• Nën-Detyra 1.1 Kapaciteti për Menaxhimin e Projektit
• Nën-Detyra 1.2 Forcimi i Kapaciteteve të AKUM

Konsulenti Institucional mbështet zbatimin e përgjithshëm të Programit WPIP/MIP V me masa që forcojnë kapacitetet institucionale të AKUK. Ai  mbështet AKUK-un me përmbledhjen e raporteve të ndryshme të Konsulentëve të Zbatimit nga të gjitha UKR-të, ku po zbatohen masat investuese.

Planet e Biznesit për UKR-të dhe përditësimet vjetore të rregullta gjatë periudhës së projektit janë një mënyrë e rëndësishme për të përmbledhur, paraqitur dhe analizuar të gjitha masat mbështetëse të ofruara për 6 UKR-të dhe për të mundësuar në këtë mënyrë që AKUK të kuptojë, monitorojë dhe vlerësojë zhvillimin e kompanive të tyre të reja rajonale.

Planet e Biznesit përmbajnë të gjitha informacionet përkatëse që i mundësojnë AKUK-ut të marrë vendime të informuara menaxheriale për përmirësimin e performancës dhe qëndrueshmërisë së UKR-ve.

Për më tepër, Konsulenti Institucional mbështet AKUK-un në lidhje me kontrollin e kostove të Programit të përgjithshëm WPIP / MIP V dhe ndjekjen e grafikut të përgjithshëm kohor; kjo gjithashtu mund të përfshijë përmirësimin e Sistemit të Informacionit për Menaxhimin e Programit ekzistues.