Qasja e Menaxhimit të Integritetit është një qasje sistematike, nga poshtë-lart, për të identifikuar dhe trajtuar rreziqet e integritetit në operacionet dhe menaxhimin e përditshëm të një ndërmarrjeje ujësjellësi. Kjo qasje mund të përdoret për të optimizuar modelet e biznesit dhe për të reduktuar rreziqet, veçanërisht ato rreziqe të integritetit që ndikojnë në performancën e një ndërmarrjeje në periudhë afatgjatë.
Nuk përfaqëson një qasje moraliste: nuk ka të bëjë me gjetjen dhe fajësimin e individëve. Përkundrazi, ka të bëjë me shfrytëzimin e proceseve ekzistuese për të ulur rrezikun e keqfunksionimit dhe keqmenaxhimit dhe për të forcuar sistemet që mund të jenë më transparente, më të përgjegjshme dhe, përfundimisht, të reduktojnë praktikat korruptive.
Qasja ofron një proces ndryshimi hap pas hapi, i cili përfshin sjelljen e punonjësve të përzgjedhur të ndërmarrjes në një seminar për të analizuar praktikat aktuale, identifikuar rreziqet dhe fushat për përmirësim, dhe zgjedhjen e mjeteve konkrete që zbatohen përmes një plani veprimi për Menaxhimin e Integritetit (IM) me kalimin e kohës. Trajnerët e IM mbështesin si marrjen e vendimeve ashtu edhe zbatimin, pa marrë vendime në emër të menaxhimit, gjë që lejon ndërtimin e veprimeve të qëndrueshme drejt integritetit.