Treguesit Kryesorë të Performancës

Mbështetja e WPIP / MIP V karakterizohet nga ‘financimi i bazuar në performancë‘. Kjo do të thotë që investimet e parashikuara për çdo UKR do të lirohen nën kushtin e Rritjes së Mbulimit të Kostove. Mbulimi i kostove mund të rritet:

  • duke reduktuar kostot (prodhimi dhe shpërndarja e ujit, mbledhja dhe trajtimi i ujërave të zeza, kostot e administrimit, paga (rrogat), materialet, energjia elektrike, shërbimet e jashtme, kostot e riparimit dhe mirëmbajtjes, kostoja e ujit të blerë dhe kostot e tjera të drejtpërdrejta)
  • duke rritur të ardhurat (rritja e mbledhjes së tarifave të ujit, klientë të rinj, përshtatja e tarifave)


Kostot mund të reduktohen dhe të ardhurat mund të rriten duke përmirësuar performancën.

Performanca matet përmes Treguesve Kryesorë të Performancës (KPI).

Treguesit më të rëndësishëm të Performancës (KPI-të) dhe vlerat objektiv për vitin 2027

Treguesi Kryesor i Performancës (KPI) Vlerat Objektiv për vitin 2027
Mbulimi i Kostove Operative Direkte (DOC) (%)rreth 120% (për të mbuluar Kostot Totale Operative)
Indeksi i Menaxhimit të Integritetit (%)Më shumë se 20% krahasuar me të dhënat bazë (e cila mesatarisht është rreth 50%)
Efikasiteti i stafit (punonjësit e administratës dhe të ujit / 1000 lidhje aktive)8 punonjës / 1000 lidhje aktive
Mesatarja e orëve të furnizimit me ujë (orë/ditë)>16 orë
Uji pa të ardhura (NRW) (%)Nuk ka një vlerë të fiksuar pasi situata ndryshon nga UKR në UKR. Një kusht i përbashkët për të gjithë është që NRW të reduktohet vazhdimisht.
Niveli i matjes së lidhjeve (%) 100% i synuar
Mesatarja e efikasitetit të mbledhjes (norma e mbledhjes) (%)100% i synuar

Mbështetja e Konsulentit Institucional (IC) për përmirësimin e KPI-ve

Reduktimi i kostove operative direkte (DOC)

Në shumicën e rasteve, kostot operative direkte (DOC) lidhen kryesisht me dy zëra kostoje: kostot e personelit dhe kostot e energjisë elektrike përbëjnë midis 80-90% të DOC të ndërmarrjeve të ujësjellësit.

Masat:
reduktimi i kostove të energjisë duke: i) zëvendësuar pompat e vjetra, ii) reduktuar humbjet e ujit përmes rrjetit të dëmtuar, iii) reduktuar numrin e stafit (vlera objektiv: 8 punonjës / 1000 lidhje aktive)

Reduktimi i ujit pa të ardhura (NRW)

NRW është një problem madhor dhe një burim i madh kostosh në shumë UKR, me disa përjashtime.

Masat: Fokusi kryesor është vendosur në përmirësimin e arsyeve administrative dhe tregtare për ujin pa të ardhura. Kjo është një parakusht i rëndësishëm për të ditur më saktësisht se sa nga NRW vjen nga rrjedhjet dhe tubacionet e dëmtuara.

Mbështetja nga Konsulenti Institucional përfshin:

  • përmirësimi i bazave të të dhënave të klientëve,
  • përmirësimi i proceseve të faturimit dhe mbledhjes së tarifave,
  • kujdesi ndaj klientit,
  • ndjekje e vazhdueshme e bilanceve të ujit në DMA-të ekzistuese dhe, nëse kërkohet,
  • përmirësimi i sistemeve të menaxhimit të të dhënave,
  • procedurat e punës për zbulimin dhe parandalimin e lidhjeve të paligjshme dhe devijimeve të matësave,
  • vendosja e procedurave të shkëputjes.


Masat teknike të mbështetjes janë më kërkuese, dhe është vendosur që të zbatohen përmes një aktiviteti pilot. AKUK ka propozuar që UKR Vlorë të jetë një UKR Pilot për zbatimin e kornizës LOTUS, e cila përfshin GIS / DMA / model hidraulik dhe masa të tjera teknike, të cilat mund të ofrojnë udhëzim dhe një shembull për të gjitha UKR-të e tjera për reduktimin e suksesshëm dhe të qëndrueshëm të NRW.