Pajisja me ujëmatës për të gjithë lidhjet e reja familjare
Rehabilitimi dhe zëvendësim i linjes kryesore te transmetimit
Zëvendësimi dhe zgjerimi i rrjetit te ujësjellësit ne zonat DMA 1 dhe DMA 4 (zona e Dobraçit dhe Rusit)
*DMA – ‘Zona e Matjes së Distriktit’: matësit e ujit instalohen në tubacionet kryesore për të krahasuar konsumin e ujit të të gjitha matësve të shtëpive të lidhura me sasinë e matur nga matësi përkatës i distriktit. Kjo tregon rrjedhje uji dhe/ose lidhje të paligjshme.
Zonat me prioritet për punimet infrastrukturore
Masat afatshkurtra për rehabilitim do të përqendrohen në zonat periferike veriore të qytetit Dobraç dhe Golem. Një fokus i rëndësishëm i masave është vendosur në zbatimin e rrjeteve të reja të furnizimit me ujë në zonat veriore me humbje të larta dhe lidhje të paligjshme, duke përfshirë krijimin e DMA-ve (shih figurën në të majtë). DMA-të – Zonat e Matjes së Distriktit – janë një element kyç në infrastrukturën e furnizimit me ujë të pijshëm që lejon monitorimin dhe kontrollin e rrjedhjes së ujit dhe humbjeve të ujit.
Sistemi i Ujërave të zeza(në planifikim - do të zbatohet gjatë WPIP / MIP VI)
Përmirësimi i Stacionit Kryesor të Pompimit Shkodër
Ndërtimi i Kolektorit Kryesor të Pompimit të Ujërave të Ndotura / Tubacionit të Presionit ID 600 (ndërmjet Stacionit Kryesor të Pompimit dhe vendit të parashikuar të impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura (WWTP) me një gjatësi prej rreth 5 km duke kaluar lumin Buna)
WWTP Shkodra për rreth 27,900 PE (Kapaciteti i trajtimit për Fazën Ia) (ngarkesa hidraulike 55% e rrjedhës së projektuar përfundimtare)
Përmirësimi i Menjëhershëm i WWTP Shkodra (nëse fondet e nevojshme janë të disponueshme) për rreth 82,500 PE (Faza Ib)
**PE – ‘Ekuivalenti i Popullsisë’: Ekuivalenti i popullsisë përfaqëson numrin e individëve që do të gjeneronin një sasi ekuivalente ujërash të ndotura që duhet trajtuar – pra sasia dhe përqendrimi i ndotësve të gjeneruar nga një individ ose burim tipik.
Ndikimi kryesor: reduktimi i humbjeve në rrjet – përmirësim i furnizimit me ujë -
mjedis i pastër