Zhvillimi i Përgjithshëm i Sektorit - Detyra 4 e Projektit

4. Zhvillimi i Përgjithshëm i Sektorit

Forcimi i kuadrit institucional kombëtar dhe proceseve të planifikimit për të rritur transparencën dhe përmirësuar koordinimin e investimeve në sektor.

Konsulenti Institucional do të zhvillojë aktivitete të tilla si takime, seminare, workshope trajnuese, mësim nga kolegët dhe ndarje të njohurive me qëllim:

  • forcimin e kuadrit institucional dhe proceseve të planifikimit të harmonizuar në nivel kombëtar, në plotësim të veprimeve të tjera të ngritjes së kapaciteteve të donatorëve të tjerë dhe
  • përmirësimin e aftësive praktike dhe kapaciteteve, të tilla si menaxhimi i projekteve, analiza e të dhënave, hartimi me GIS, planifikimi strategjik dhe të ngjashme
  • përmirësimin e aftësive të liderëve dhe menaxherëve bashkiakë për përmirësimin e qeverisjes, menaxhimin e projekteve, menaxhimin e aseteve dhe financave, dhe përfshirjen e komunitetit.


Aktivitetet prioritare synojnë në veçanti harmonizimin me Direktivat e Kuadrit të Ujit të BE-së (WF) dhe Direktivën e Trajtimit të Ujërave të Ndotura Urbane të BE-së (UWWT), transparencën e përmirësuar të investimeve në sektor dhe qeverisjen ekonomike të shtuar.