Elbasani shënon përparime të dukshme në rrjetin e furnizimit me ujë përmes Programit MIP V

Programi MIP V po shënon përparime të jashtëzakonshme në modernizimin e rrjetit të furnizimit me ujë të qytetit të Elbasanit, duke ofruar zgjidhje afatgjata për një nga sfidat më të mëdha infrastrukturore të qytetit. Sipas përditësimit më të fundit të projektit, mijëra banorë do të përfitojnë shërbime të përmirësuara me ujë të pastër dhe të sigurt.

Deri më tani, rreth 88% e rrjetit të planifikuar të shpërndarjes është përfunduar, me 40 kilometra tubacione të reja të instaluara. Paralelisht, janë realizuar 66% e lidhjeve familjare, duke zgjeruar ndjeshëm mbulimin e shërbimit në të gjithë qytetin.

Komponentë teknikë kyç si përfshirja e matësve modern të ujit, hidrante dhe sistemet e testimit të presionit, janë instaluar gjithashtu.

Një komponent i rëndësishëm është edhe vendosja e matësve të ujit “Smart” të cilët do të mundësojnë monitorimin e saktë të konsumit të ujit dhe njëkohësisht, do të nxisë përdorimin e ndërgjegjshëm të ujit duke ndihmuar në reduktimin e humbjeve në rrjet.

Ky përmirësim do të shtirje efektet jo vetëm në godinat e banimit. Bizneset lokale, institucionet publike dhe ofrues të tjerë shërbimesh, do të përfitojnë nga këto sisteme për furnizim të qëndrueshëm me ujë.

Krahas kësaj, një ndikim në reduktimin e humbjeve në rrjet do të japë edhe instalimi i linjave të reja të furnizimit me ujë duke zëvendësuar tubacionet e vjetra me të reja, të cilat do të rrisin efikasitetin operacional dhe përmirësim e qëndrueshëm dhe afatgjatë.

Pavarësisht këtyre rezultateve të dukshme, puna vazhdon. Ekipet e projektet mbeten të përkushtuar për përfundimin e seksioneve të mbetura të rrjetit dhe rikthimin e rrugëve në gjendjen normale si riasfaltimi i korsive të makinave, trotuareve të cilat janë dëmtuar gjatë punimeve.

Me qasjen e tij gjithëpërfshirëse dhe vizionare, programi “Infrastruktura Bashkiake V”, jo vetëm që po transformon infrastrukturën e ujësjellësit në Elbasan sot, por po vendos një standard të ri për projektet e ardhshme në të gjithë rajonin.

Ky projekt zbatohet në kuadër të Programit WPIP MIP V, me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, KfW dhe SECO. Kontributi i këtyre partnerëve është thelbësor për modernizimin e sistemit të furnizimit me ujë në Elbasan dhe për sigurimin e një shërbimi të besueshëm dhe të qëndrueshëm për qytetarët.