Aktori kryesor në Sektorin e Ujit në Shqipëri është AKUK dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
SHUKALB është një nyjë kyçe në rrjetin kombëtar të palëve të interesuara në sektorin e ujit.
Faqja online www.shuk.al është platforma për të gjitha 15 UKR-të e reja.
ERRU është një institucion publik i pavarur që rregullon sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në Shqipëri për të siguruar garantimin dhe mbrojtjen e interesave publike dhe për të krijuar një mjedis rregullator transparent.
ERRU licencon kompanitë që ofrojnë shërbime të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve dhe siguron që këto shërbime publike ofrohen në mënyrë efikase dhe me një çmim të arsyeshëm.
ERRU përcakton tarifat e shërbimit, për të siguruar stabilitetin financiar të operatorëve si dhe përballueshmërinë e tyre nga klientët.
AMBU është organi ekzekutiv i Këshillit Kombëtar të Ujit.
Misioni i AMBU është menaxhimi i mirë i burimeve ujore në mënyrë që të plotësohen të gjitha nevojat vitale, duke mbajtur parasysh qëndrueshmërinë e ekosistemeve, promovimin e konkurrencës së përdorimeve dhe prioritizimin drejt fitimit ekonomik.
Këshilli Kombëtar i Ujit është organi qendror i vendimmarrjes, përgjegjës për administrimin e burimeve ujore.
Këshilli Kombëtar i Ujit është një organ ndërministror i kryesuar nga Kryeministri dhe merret me çështjet e administrimit dhe menaxhimit të integruar të burimeve ujore.
Zyra e Administrimit të Basenit Ujor është struktura në varësi të Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore, e cila ngrihet dhe funksionon në çdo basen ujor.
Ekzistojnë 4 Zyra të Administrimit të Baseneve Ujore:
7 këshillat e basseneve të ujit në Shqipëri janë organet përgjegjëse për menaxhimin e integruar të burimeve ujore në basenin përkatës, në nivel lokal. Këshilli i basenit të ujit siguron ruajtjen dhe zhvillimin më racional të burimeve ujore brenda kufijve të basenit të ujit përkatës. Janë gjithsej 7 këshilla të basseneve të ujit:
Harton politika për menaxhimin mjedisor për çështjet e lidhura me trajtimin e ujërave të zeza dhe ndjekin zbatimin e tyre
Në lidhje me sektorin e ujit, ISHP kryen studime dhe hulumtime në lidhje me vlerësimin e rrisqeve mjedisore, impaktin në shëndet, nëpërmjet kryerjes së ekspertizave.