Rreth Programit WPIP / MIP V

Implementimi i Programit të WPIP MIP V

Investim prej 125.6 milionë EUR për infrastrukturë të re dhe të rehabilituar të ujit dhe kanalizimeve në 6 UKR-të rajonale

Komponenti institucional

  • Hartimi i planeve të biznesit dhe rregullimi i tarifave
  • Rritja e të ardhurave
  • Sistemi i menaxhimit te informacionit
  • Masat për rritjen e integritetit
  • Menaxhimi dhe parandalim i përmbytjeve në Lezhë
  • Komunikimi dhe vizibiliteti

Komponenti i Implementimit

  • Studimi i Fizibilitetit
  • Përmirësim i sistemit të menaxhimit
  • Reduktimi i humbjeve në rrjet
  • Kursim i energjisë
  • Mbikëqyrje të punimeve
  • Prokurime për punë dhe shërbime
  • Hartimi i dokumentacioneve

Përmirësimi i shërbimeve të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve për rreth 470,000 qytetarë dhe për rreth 19,100 përfitues të korporatave (administrata publike, institucionet shtetërore dhe biznesi)

*UKR – ‘Kompania Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve’

Objektivat e Programit WPIP / MIP V

Objektivi i përgjithshëm i Programit WPIP / MIP V është të kontribuojë në zhvillimin ekonomik, social, mjedisor dhe territorial, si edhe turizmit.

Rritja e qëndrueshmërisë të bashkive të përzgjedhura në shërbimet komunale, hartimi i planeve konkrete, menaxhim funksional të qëndrueshëm dhe me integritet ndaj ndryshimeve klimatike.

Përmirësimi i furnizimit me ujë të sigurt e të pijshëm për qytetarët, kosto shërbimi të përballueshme, sisteme kanalizimi dhe trajtim të centralizuar të ujërave të zeza konform direktivave të Bashkimit Europian.

Mbulim 100% i kostove operaconale; Reduktim i humbjeve në rrjet; Plane tarifore të përshtatura; Përmirësim i sistemit të faturimit dhe norma e arkëtimit mbi 85%; Permiresim i
dukshëm i mirëmenaxhimit
te ndërmarrjeve

Rritja e sistemit mbrojtës për 30,000 persona në Lezhë që do të përfitojnë nga sistemi i menaxhimit të ujërave të shiut.

Lidhja në mënyrë efektive të 49,500 banorëve në sistemin
e kanalizimeve të ujërave të zeza,
centralizimi dhe trajtimi i tyre në
përputhje me direktivat e BE-së.

Shtimin e numrit të lidhjeve të reja të furnizimit efektiv dhe të përmirësuar me ujë të pijshëm.
Rritje të mesatares ditore të furnizimit me ujë na 13 në 16
orë.

Financimi i Programit WPIP MIP V

125.6 milionë euro financimi për programin WPIP / MIP V

Bashkëpunimi financiar Gjerman
përmes KfW
HuaEUR 80 milion
Qeveria GjermaneGrantEUR 9 milion
EU IPAGrantEUR 23.3 milion
SECOGrantEUR 13.3 milion

Programi WPIP MIP V - Pajtueshmëria me BE-në

EU aquis - Kapitulli 27 dhe Direktiva Specifike - Planet e Zbatimit (DSIP)

Të gjitha punimet kryhen në përputhje me direktivat e BE-së. Shqipëria është përmirësuar dhe ka zgjeruar planifikimi strategjik të  sektorit të përafrimi i  legjislacionit dhe rregullave me acquis të BE-së të kapitullit 27, në veçanërisht për sa i përket Kornizës së Ujit (WF), Trajtimit të Ujërave të Zeza Urbane (UWWT**), Direktivat për ujin e pijshëm (DW*) dhe ujërat nëntokësore (GW).


*Direktiva për ujin e pijshëm” (DWD) – 98/83/EC / 3 nëntor 1998)
**‘”Direktiva për trajtimin e ujërave të zeza urbane” (UWWTD) – 91/271/EEC /21 maj 1991

Partnerët e Programit WPIP MIP V

Partnerët Ndërkombëtarë dhe Institucionet Financiare

Partnerët Shqiptarë dhe Përfituesit

Historia dhe Sfondi i Partneriteteve

Partneriteti ndërmjet Qeverisë Shqiptare, Bashkëpunimit Financiar Gjerman përmes
KfW, SECO dhe BE për të përmirësuar furnizimin e ujë të pijshëm dhe trajtim të ujërave
të zeza daton më shumë se dy dekada më parë.
Në mënyrë të vazhdueshme u zbatuan “Programet e Infrastrukturës Bashkiake (MIP
I-IV). Në total, përfituan 446,000 njerëz në gjashtë qytete dytësore në Shqipëri nga
përmirësimi i furnizimit me ujë dhe/ose menaxhimi i ujërave të zeza të ofruara nga MIP
I-IV.
Pas MIP I-IV, Qeveria Shqiptare, KfW, Bashkimi Evropian dhe SECO, projektuan një
iniciativë më të madhe, programin e vazhdueshëm WPIP / MIP V: “Programi i investimeve në sektorin e ujit/Programi i infrastrukturës bashkiake V..