WPIP MIP V Masat e Investimit

UKR Vlorë - WPIP / MIP V masat e investimit

Punimet për Furnizim me Ujë të Pijshëm

  • Rehabilitimi/Zëvendësimi i Rrjetit të Shpërndarjes së Ujësjellësit Vlorë me një gjatësi totale rrjeti 96.9 km dhe me lidhjen e 5361 abonentëve familjarë. Ndërtimi i 171 hidrantëve që do t’i shërbejë një popullsie prej rreth 95,400 banorësh
  • Rehabilitimi i rezervuarit të vjetër të qytetit.
  • 5500 ujëmatës të rinj për konsumatorë për të siguruar një faturim të bazuar në lexim dhe
    monitorim e  matësve/kontrolli i humbjeve të mundshme në rrjet
  • Rehabilitimi dhe përmirësimi i sistemit DMA
  • Përmirësimi i sistemit SCADA për monitorimin dhe kontrollin e rezervuarëve, klorinimit, pompave kryesore dhe DMA-ve (reduktimi i humbjeve të ujit dhe rritja e të ardhurave)

Mbrojtja nga përmbytjet

  • Rehabilitimi i Digës së Mbrojtjes nga Uji i Detit për mbrojtjen e 3 stacioneve kryesore të pompimit PS4, PS6 dhe PS7

Pamje nga sipër e Stacionit të Pompimit 6 - Rehabilitimi i digës mbrojtëse nga uji i detit

Ndikimi kryesor: Furnizimi me ujë 24/7 për mbi 95,000 banorë