Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Shqipëri, Carsten Schneider vizitoi Shkodër, ku u njoh me projektet kryesore të mbështetura nga Bashkëpunimi Gjerman, përfshirë Municipal Infrastructure Programme V (MIP V), i financuar nga KfW.
Gjatë vizitës në Kalaja e Rozafës, Ministri Schneider mori informacion mbi investimet që po zbatohen në kuadër të MIP V, të cilat synojnë përmirësimin e infrastrukturës së furnizimit me ujë dhe cilësisë së shërbimit për qytetarët e Shkodrës.
Punimet në zhvillim në kuadër të programit përfshijnë:
- Rehabilitimin dhe zëvendësimin e 53.7 km rrjet ujësjellësi të amortizuar dhe me humbje të larta
- Instalimin e 1,820 lidhjeve të reja familjare të pajisura me 2,500 matësa individualë uji
- Ndërtimin e rreth 4 km linjë të re transmetimi për përmirësimin e presionit të ujit në qendër të qytetit
Këto investime, me vlerë prej 19,5 milionë eurosh, janë pjesë e partneritetit afatgjatë të Gjermanisë me Shqipërinë për të forcuar infrastrukturën Bashkiake, për të përmirësuar qëndrueshmërinë mjedisore dhe për të rritur standardet e jetesës së komuniteteve lokale.
Përmes financimit të KfW-së dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët shqiptarë, Programi WPIP/MIPV (Programi për Performancën dhe Investimet në Sektorin e Ujit / Programi i Infrastrukturës Bashkiake V) vazhdon të sjellë rezultate të prekshme për qytetarët dhe të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

